Një eksplodim në veri të Krimesë së aneksuar ka shkatërruar raketat ruse që po transportoheshin me tren, njofton ministria ukrainase e mbrojtjes.

Kryetari i instaluar nga Rusia i qytetit Dzhankoi tha se kjo zonë është sulmuar nga dronët, shkruan BBC.

Ukraina ishte ajo që njoftoi për eksplodimet, por natyrisht, nuk ka thënë haptas se qëndronte prapa sulmit. Nëse konfirmohet ky do të ishte një sulm i ushtrisë së Ukrainës në Krime, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Rusia ka pasur sulme të mëparshme në Krime, por në rastet e shumta, përgjegjësinë e ka marrë Ukraina ose ajo është fajësuar nga sabotimi guerril.

Gjithashtu, nëse ky sulm konfirmohet, nënkupton që kapaciteti i forcave ajrore ukrainase për të shkatërruar dronët është rritur.

Deri tash, Krimea është dukur kryesisht jashtë rrezes së raketave ukrainase. Por ky sulm tregon se një dron të paktën mund të arrijë më thellë pas linjave ruse sesa mendohej më parë.

Shpërthimet “misterioze” shkatërruan raketat ruse Kalibr-NK, të destinuara për përdorim nga flota ruse e Detit të Zi, tha inteligjenca e mbrojtjes ukrainase. Raketat Kailbr janë përdorur gjerësisht në sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së Ukrainës muajt e fundit.

Një raport i pakonfirmuar nga një banor i cituar në TV ukrainas foli për “bombardimet” që vazhduan për 30 minuta, duke lënë një pjesë të Dzhankoi pa energji elektrike. Shpërthimet “vazhdojnë procesin e çmilitarizimit të Rusisë dhe përgatitin gadishullin ukrainas të Krimesë për de-okupim”, tha ministria e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA: Sulm i armatosur në një klub nate, pesë të vdekur

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur. Ngjarja…

Gjermania ofron mbrojtje për dezertorët rusë

Dezertorët rusë, të cilëve u kanosen represione të rënda, mund të aplikojnë…

Rreth 200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Që nga fillimi i pushtimit rus, në Ukrainë janë vrarë 200 fëmijë…

Pasuria e shefave të Grupeve Parlamentare të partive politike

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë…

Rezolutë kundër gjenocidit serb, Kodheli: Politika e dy shteteve shqiptare nuk ka qenë e unifikuar, historia duhet vënë në vend

Një ditë më parë, Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në…