Forcat ukrainase kanë rimarrë dy qytete në rajonin jugor të Khersonit – Davydiv Brid dhe Velyka Oleksandrivka, konfirmoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

“Marinsat ukrainas po përparojnë me besim drejt Detit të Zi”, njoftoi ministria e mbrojtjes në Twitter, raporton cnn.

Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i këshillit rajonal të Khersonit, konfirmoi çlirimin e qytetit të Velyka Oleksandrivka në Telegram.

Njoftimet vijnë pasi zyrtarë dhe analistë pro-rusë, si dhe zyrtarë ukrainas, thonë se forcat ukrainase po bëjnë përparime të rëndësishme drejt qytetit të pushtuar Kherson, përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro.

Kherson është një nga katër territoret pjesërisht të pushtuara që Rusia pretendoi se po aneksonte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ndryshe, Duma ruse sot ka votuar pro aneksimit të katër qyteteve ukrainase – Kherson, Zaporazhzhia, Donetsk dhe Luhansk. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dëshmitarët e ambulancës: Ne kemi dërguar 7 persona në spital

Ekipi i televizionit bullgar BTV ka biseduar me të punësuarit e Ndihmës…

Pas sulmit me raketa, Zelensky i bën thirrje Perëndimit për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Zelensky i ka kërkuar Perëndimit që të godasin Rusinë me…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Rusia provokon Estoninë, shkel hapësirën ajrore të saj – vjen reagimi nga ky vend

Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore me…

USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Pasojë e zgjedhjeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është krenuar me…