Kryeprokurorja e Kievit, tha se Ukraina ka identifikuar 600 rusë të dyshuar për krime lufte dhe se ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre.

“Lista e të dyshuarve përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë, politikanë dhe agjentë rusë”, deklaroi kryeprokurorja Iryne Venediktova gjatë një konference të mbajtur në Hagë gjatë ditës së martë, ku u takua me homologët e saj nga vendet e tjera.

Ajo shtoi tutje se rreth 200 deri në 300 raste të reja të krimeve të luftës zbulohen çdo ditë, përcjell Telegrafi.

Irina Venediktova, kryeprokurore e Kievit.

Venediktova bëri të ditur se Estonia, Letonia dhe Sllovakia kanë vendosur që t’i bashkohen një ekipi ndërkombëtar të hetuesve në Ukrainë, ekip i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia gjatë muajit mars, në mënyrë që të shkëmbejnë informacione në lidhje me hetimet e tyre mbi dyshimet për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit.

Ata po bashkëpunojnë së bashku me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila filloi hetimet e saj mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë qysh në fillimet e muajit mars.

Zyra e prokurorit të GJND-së, Karim Khan, dërgoi në Ukrainë një ekip prej 42 hetuesve, ekspertë të mjekësisë ligjore dhe personel mbështetës, ndërsa Khan gjatë konferencës deklaroi se GJND po punon për hapjen e një zyre në Ukrainë në mënyrë që të mbështesin hetimet që po bëhen atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…

Barbadosi bëhet republikë, ndërpret lidhjet perandorake me Britaninë

Mbretëresha Elizabeth do të ketë “një mbretëri” më pak pas kësaj jave,…

Gjermani, evakuohet një xhami pas lajmërimit për bombë

Një xhami në Pforzheim, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është evakuuar për…

Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të…

Filipçe: 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 6 në respiratorë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së…