Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, në të cilat presidenti rus kërkonte të justifikonte pushtimin në Ukrainë.

Putin kishte thënë se vendi i tij tani po përpiqej të rifitonte “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus Pjetri i Madh në shekullin e XVII-të.

“Rrëfimi i Putinit për marrjen e tokave dhe krahasimin me Pjetrin e Madh dëshmon se nuk kishte asnjë ‘konflikt’, vetëm okupime të përgjakshme të vendit nën pretekste të sajuara të gjenocidit ndaj njerëzve”, pohoi Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial i Ukrainës, raporton bbc.

Podolyak shtoi gjithashtu se nuk duhet të flitet më për fytyrën e vërtetë të Rusisë, por se duhet të diskutohet për “de-imperializimin e menjëhershëm”.

Ky reagim vjen pasi Ukraina shprehu zemërimin ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mickoski: Pushteti e ka ndarë popullin dhe e ka shpallur si pro-rus

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo…

Kurti: S’kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë, do ta vendosim kur të jemi të përgatitur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do t’ia vendosë Serbisë masën…

23 vjeçari goditet nga vetura dhe pastaj therret me thikë për vdekje

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve…

Cakaj telefonon Roth: Presidenca Gjermane e KE, vëmendje maksimale për Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi…

Sela sot takoi Mickoskin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në ambientet e Kuvendit të…