Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka vizituar qytetet ukrainase Bucha dhe Borodyanka, në afërsi të Kievit, prej ku forcat ruse janë tërhequr në fillim të prillit, duke lënë pas krime të tmerrshme.

Në të dy qytetet u gjetën varre masive dhe civilë të vrarë, derisa u raportua për mizori të kryera nga trupat ruse.

Kryeprokurori Karim Khan, pas vizitës në Bucha, tha se “Ukraina është skenë krimi”.

“Ne jemi këtu sepse kemi arsye të besojmë se po kryhen krime që janë në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ne duhet ta çajmë mjegullën e luftës për të arritur te e vërteta”.

“Zërat e atyre që janë prekur nga krimet e supozuara duhet të jenë në qendër të punës sonë të pavarur për të gjetur të vërtetën. Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave do të jenë partnerë në përpjekjet tona kolektive për të dhënë drejtësi”, tha ai.

Gjykata Penale Ndërkombëtare po kryen një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës dhe ato kundër njerëzimit nga Rusia në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

KFOR-i rihap dy rrugë në veri pasi ishin mbyllur nga Policia për ta penguar kontrabandën

Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e…

“Bombat” vazhdojnë të godasin

Edhe sot në rrjetin social facebook, në profilin El Chekaa janë publikuar…

Kryetari i Londrës ofron mbështetje për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Londra është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i disa ditëve…

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar/ Burime: U largua nga Shqipëria më 9 shtator

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ish…

Gërxhaliu: Gërmimet në Serbi po përcillen me shumë sfida (VIDEO)

Drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për gërmimet…