Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 sabotues, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë”, thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, edhe për një mbrojtje afatgjate, thotë ai.

Situata në Kiev kuptohet se është nën kontroll, megjithëse bombardimet ruse kanë vazhduar brenda dhe rreth kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit, raporton bbc.

Ndryshe, ukrainasit kanë vrarë javë më parë edhe njërin prej negociatorëve të tyre pasi dyshohet se ishte agjent pro-rus në bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në…

Kryeministri Kurti udhëton në Spanjë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Spanjë.…

Izrael, turmën e kapë paniku – mbi 38 të vdekur

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Izrael, pasi paniku e…

Grupi i Kumanovës duan ekstradimin në Kosovë, por jo pa Kleinin

Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase,…

Pendarovsi: Këshilli i Sigurisë propozon gjendje të krizës

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë është marrë vendim që…