Presidenti Joe Biden do të presë udhëheqësit e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore në Uashington muajin e ardhshëm për një takim të nivelit të lartë njoftoi të shtunën Shtëpia e Bardhë.

Takimi që do të mbahet në datat 12 dhe 13 maj ka për qëllim të demonstrojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për partneritet me vendet e këtij rajoni.

Shtëpia e Bardhë më parë kishte njoftuar se takimi do të mbahej në 28-29 mars, por grupimi i vendeve të njohura si ASEAN, kërkoi një shtyrje për çështje planifikimi.

Në takim do të përkujtohet 45 vjetori i marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të ASEAN-it. Ai vjen pas pjesëmarrjes së Presidentit Biden në një takim që u mbajt në tetor të vitit 2021, ku ai njoftoi 102 milionë dollarë në ndihmë të këtyre vendeve në përpjekjet e tyre kundër COVID-19-s, garantuar shërbim shëndetësore, për t’u përballuar me ndryshimet klimatike, çështje të rritjes ekonomike e barazisë gjinore.

Mbetet përparësi kryesore për administratën Biden-Harris që të shërbejë si një partner i fortë dhe i besueshëm i Azisë Juglindore“, tha të shtunën në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. “Aspiratat tona të përbashkëta për rajonin do të vazhdojnë të mbështesin angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara politikën për një Indo-Paqësor të lirë, të hapur, të sigurt, të ndërlidhur dhe elastik”, shtoi ajo.

Dhjetë vendet anëtare të ASEAN-it janë Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.

Anëtarët e saj kanë patur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin lidhur me Mianmarin, një vend që është shkatërruar nga trazirat e dhunshme që kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyin në shkurt të vitit të kaluar.

ASEAN-i po kërkon të zbatojë një plan prej pesë pikash për Mianmarin, falë një marrëveshje mbi këtë çështje të arritur vitin e kaluar, ku theksohet rëndësia për dialog, ndihmë humanitare dhe dhënia fund e dhunës. Por këshilli ushtarak qeverisës i Mianmarit e ka vonuar zbatimin e planit edhe pse vendi ka rrëshqitur në një situatë që disa ekspertë të OKB-së e kanë përshkruar si luftë civile.

Mungesa e bashkëpunimit nga ana e Mianmarit bëri që vitin e kaluar të ASEAN-i t’i ndalojë udhëheqësit të këtij vendi, gjeneralit të lartë Min Aung Hlaing, pjesëmarrjen në takimin vjetor të shoqatës, një hap i pashembullt për këtë organizëm, anëtarët e të cilit tradicionalisht i kanë shmangur kritikat publike ndaj njëri-tjetrit dhe kanë vepruar me konsensus.

Organizata ka zbatuar një politikë të ngjashme për takimet e mëpasshme, duke thënë se do ta lejonte Mianmarin që të dërgonte në takimet e saj vetëm përfaqësues jopolitikë.

Muajin e kaluar Presidenti Biden u takua në Uashington me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong. Zoti Biden siguroi Singaporin dhe aleatët e tjerë të Paqësorit se administrata mbetet e përqendruar në rajon ndërsa vazhdon punon me Evropën dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ndërpritet seanca, tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të…

Rreth 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rastet e reja me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar…

Grupi i Kumanovës duan ekstradimin në Kosovë, por jo pa Kleinin

Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase,…

Momentet kur transportuesja 80,000-ton përplaset me portin duke shembur vinçat në Taivan (fotot)

Një anije transportuese 80,000-tonëshe ka shkaktuar kaos sot në portin kryesor të…

ATO: Aktualisht përgjohen 188 numra telefonik

Mbi 180 numra telefonik aktualisht përgjohen në mënyrë ligjore në vend. Këtë…