Shaqir Fetai sot zyrtarisht e paska vizituar Myftininë e Kumanovës! Me rastin e Muajit të Ramazanit? Po pse zyrtarisht! Herave të tjera kur ka qenë në këtë terren, ka qenë si cub? Kur vizitohet një organ (zyrtarisht, ndonëse organet që janë nën varshmëri nga drejtuesi, nuk vizitohen kurrë zyrtarisht) aty sebep duhet të jetë ose debati shterrues mbi ndonjë problem, ose për inspektim të punës, ose për kontrollë të organit, ose për emërime apo zgjedhje. Zyrtarisht vizitohet një organ jashtë Institucionit apo shtetit gjegjës; zyrtarisht vizitohet një organ i sapo formuar; zyrtarisht vizitohet edhe Myftinia e Kumanovës, por nga një delegacion i huaj për këtë organ. Tani kush për kë ishte i huaj: Shaqir Fetai për Myftininë e Kumanovës, apo, Myftinia e Kumanovës për Shaqir Fetain? Kahdo që të vështrohet, një është e vërtete: në mes vete janë shumë të largët dhe nuk përputhen askund – as Shaqir Fetai për këtë Myftini dhe, as anasjelltas!
Megjithatë, nga informata socraliste që do të lexohet mbi këtë “vizitë zyrtare madhështore” sakaq do të kuptohet nevoja, qëllimi dhe arsyeja: që, me nga një trëndafil në vesh, të lulohen me lavdërime të ndërsjella duke shpresuar se kjo sjelle e munafikëve do të ndikojë te xhemati që duhet të trulloset deri në qurë, helbete, mos po i vilen më lehtë fitrat dhe zeqati!
Xhemati në xhami ishte mbledhur për ta falur xhumanë dhe jo se kishin nevojë të “eksitohen” nga lavdërimet e ndërsjella, sa të shkreta aq edhe pallavra.
“Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dha një deklaratë për mediumet në të cilën e falënderoi Myftininë e Kumanovës për mikpritjen dhe premtoi se vizita të tilla, të organizuara do të bëhen në të gjitha myftinitë e territorit të Maqedonisë së Veriut”, thotë informata e porositur si dikur nga UDB-ja kur i ngriste pseudovlerat duke thurrur lavdërata. Shaqir Fetai del i fascinuar nga mikëpritja e Myftinisë së Kumanovës!!! Nëse një bashkëpunëtor zyrtar i UDB-së hyn në Myftininë e Kumanovës, kjo po që nxit mirënjohje për mikëpritje! Pastaj, kujt, kujt i paska premtuar Shaqir Fetai se do t’i vizitojë të gjitha 13 Myftinitë e vendit? Medias së pavarur të Kumanovës? Tybestigfar! Stil origjinal ky i Shaqir Fetait.
“Para se të vija ta vizitoj Kumanovën, iu luta Myftiut Abedin ef. Imeri që të më mundësojë ta vizitoj këtë xhami në Lagjenj e Trimave”, thotë Shaqir Fetai! Hej, një “reis” që lut organin e vet që t’ia mundësojë qëndrimin në një lagje, në mesin e një xhemati? Po pse kjo lutje e frikshme? Pse Shaqir Fetai me gjakim të zjarrtë lutet që t’ia mundësojnë vizitën e këtij xhemati? Pse Shaqir Fetai, serbes e me guxim, pa shybe e me mburrje, nuk niset drejt kësaj xhamie të kësaj lagje? Mos lidhet diçka emri i tij me legjendën heroike të LAGJES SË TRIMAVE? Apo, mos i ka diç borxh këtij xhemati sa të ketë frikë të vizitojë pa ia mundësuar një vizitë të garantuar? Në çka e involvoi me këtë deklaratë konspirative edhe Abedin Imerin! Apo, me këtë vizitë Shaqir Fetai mundohet ta relativizojë të kaluarën e “begatë” të tij nën pseudonimin ORAO!
Më pas, hoxha në këtë rast, Eljasa Mahmudi “në fjalimin e tij drejtuar xhematit shprehu fjalë miradie për Reisul Ulemanë, ku mes tjerash potencoi: “All-llahu i Lartëmadhërishëm e shpërbleftë Reisul Ulemanë për vizitën e realizuar dhe i dhëntë shumë suksese në udhëheqjen sa më të mirë të institucionit më të lartë fetar islam në vendin tonë. Amin!”, përfundon informata socraliste.
Ta urosh Shaqir Fetain, është ngjashëm si t’i dërgoshë “salavate” Stanko Dragoviqit, mentorit djallëzor të Shaqir Fetait, apo, oficerit të tij të dikurshëm të UDB-së./Te Kulla/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…