Kievi ka njoftuar se ka arrestuar burrin që ishte infiltruar pranë forcave të armatosura të Ukrainës dhe trajnonte ushtarët ukrainas, por që në të fakt doli të jetë spiun rus.

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në Mikolaiv në jug të Ukrainës, pasi u zbulua se kishte mbledhur informacione të rëndësishme për Rusinë, transmeton Telegrafi.

Ky spiun kishte për detyrë që informacionet për shpërndarjen e trupave ukrainase dhe bazat e tyre t’ia dërgojë Rusisë, e cila më pas do ta kishte më të lehtë t’i sulmojë.

Kundërzbulimi zbuloi agjentin rus para se të arrinte t’i dërgonte informacionet në “destinacion”, pretendon Shërbimi Sekret i Ukrainës.

“Tradhtari kishte marrë vet iniciativë duke u lajmëruar në FSB-në ruse dhe i kishte ofruar ndihmë në luftën kundër ukrainase”, thuhet në kumtesën e Shërbimit Sekret të Ukrainës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur një telefon me korrespondenca me rusët, armë dhe municion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Komandanti i KFOR-it: Nuk e tolerojmë dhunën dhe pikë

Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se ngjarjet…

Cilët janë hakerët që thonë se ndezën zjarr në një fabrikë në Iran?

Është shumë e rrallë për hakerët të cilët veprojnë në botën digjitale,…

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump nuk është informuar për komplote ruse në Afganistan

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump nuk është informuar më…

Delta detyron Holandën të rikthejë masat kufizuese

Kryeministri i Holandës, Mark  Rutte, njoftoi të premten në mbrëmje një seri masash për të…

Sfera misterioze e gjetur në një plazh huton japonezët dhe shkakton një ‘stuhi’ spekulimesh

Një sferë e madhe metalike që është shfaqur në një breg në…