Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar nga funksioni, konstatoi zëvendësi i saj, Selim Ademi. Pas zënkave që kanë zgjatur thuajse katër orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, zëvendësi i saj vendosi që të votohet me ngritje të dorës. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

“Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”, konstatoi Selim Ademi.

Dameva kërkoi që të konstatohet se i është marrë udëhehqësia në seancë edhe pse ishte e pranishme.

“Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet”, tha Dameva.

Në fund, Dameva tha se nëse ky vendim do të legalizohet, personat e politikës do të jenë të kënaqur.

“Ju falënderoj shumë, më shpëtuat mua, ky vendim është i kundërligjshëm. Por dëshirat e dikujt duhet të plotësohen. Me votimin me shtatë vota, ku nuk është konstatuar as baza për shkarkim, as numri i votave me të cilat miratohet vendimi, më shkarkojnë. Kjo nuk e di si do të përfundojë, përveç që disa persona nga politika do të jenë të kënaqur me këtë. Këshilli Gjyqësor u kyç në anarki. Gjithçka doli nga kontrolli. Në prani time ma marrin të drejtën e fjalës. Zgjedhje bëhet me tetë vota, ndërkaq merret mandati me 7 vota”, tha Dameva.

Paraprakisht në seancë ka pasur zënka dhe kërkesë për shkarkimin e Vesna Damevës nga funksioni i kryetares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shqipëria blen raketa Javelin për të forcuar ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka thënë të shtunën se…

Donetsku është ende ‘epiqendra’ e luftimeve në luftën në Ukrainë, thotë Kievi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se rajoni i Donetskut në lindje…

Vendet e rajonit mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi zënë 80% të hyrjeve…

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Numri i rasteve me COVID-19 ka filluar sërish të rritet. E për…

Osmani uron kandidatët që fituan në raundin e dytë të zgjedhjeve, kërkon nga ta t’i realizojnë premtimet e dhëna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të…