Tymuese në drejtim të Kryeministrave Tusk e Schoof

Gjatë një aktiviteti të djeshëm në nderim të Ditës së Çlirimit të Holandës në Vahningen, protestues pro-palestinezë kanë hedhur tymuese pikërisht në momentin kur po fliste kryeministri holandez, Dick Schoof. Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryeministri polak Donald Tusk.

Pas hedhjes se tymueses, rojet e sigurisë larguan menjëherë kryeministrat polak dhe holandez.

Rreth 300 persona protestuan kundër luftës së vazhdueshme izraelite në Gaza, ndërsa qyteti shënonte 80-vjetorin e çlirimit të Holandës. Polica bëri të ditur se ka arrestuar pesëprotestues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *