Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore ka bërë të ditur se kanë zbuluar rreth 694 milionë tonë elemente të rralla nëntokësore.

Sipas një njoftimi, kjo sasi kaq e madhe e zbuluar mund të kënaq kërkesën globale për dekada.

Për këtë ka folur edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se kjo fushë është e dyta më e madhe në botë, pas Kinës.

“Ne po krijojmë një objekt prodhimi që do t’i përpunojë xehet. Pas rezultateve të provës së prodhimit, ne do të fillojmë investimin në objektin industrial”, është shprehur Erdogan, shkruan marketindex.

“Qëllimi ynë është të përpunojmë 570 mijë tonë xehe në vit kur ky objekt të arrijë kapacitetin e plotë, 10 mijë tonë okside të rralla të tokës, 72 mijë tonë barit, 70 mijë tonë fluorit dhe 250 mijë torium”, shtoi Erdogan.

Elementet e rralla të zbuluara në Turqi janë të ndara në 17 grupe, të cilat mund të përdoren në teknologji të avancuara, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe mbrojtjen, energjinë e rinovueshme, bateritë dhe aviacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina ‘rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor’ – Rusia thotë se SHBA është ‘përfshirë drejtpërdrejt në luftë’

Ukraina ka rimarrë 53 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryesisht të…

SHBA frenon euforinë e Izraelit: Mos aneksoni tokë palestineze

Shtetet e Bashkuara frenojnë euforinë izraelite. “Mos aneksoni tokë palestineze pasi kjo…

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus  ka ndërruar jetë…

Arabia Saudite konfiskon lodra me ngjyra ylberi pasi thonë se inkurajojnë homoseksualitetin

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar lodra me ngjyra ylberi dhe veshje…

Gashi tregon si u xhiruan pamjet e krimeve serbe në Mihaliq

Xhirimet e krimeve  serbe në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë nuk…