Turqia dhe aleatët e tij rebelë sirianë kanë nisur operacionin e tyre ushtarak në verilindje të Sirisë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas tj kjo ofensivë synon të eliminojë “korridorin e terrorit” përgjatë kufirit jugor të Turqisë.

Erdogan ka thënë se ofensiva e ashtuquajtur “Operacioni Pranvera e Paqes”, ka për qëllim eliminimin e kërcënimit që vjen nga milicia e kurdëve sirianë dhe militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Milicia kurde, e njohur si grupi YPG ka luajtur rol të rëndësishëm në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri.

Turqia e konsideron këtë grup si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

YPG-ja e mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Erdogan ka thënë se kjo ofensivë synon edhe të mundësojë kthimin e refugjatëve sirianë pas formimit “të zonave të sigurta” në këtë pjesë.

“Misioni ynë është që të parandalojnë krijimin e një korridori të terrorit përgjatë kurfirit jugor, si dhe të ofrojmë paqe në këtë zonë”, ka thënë Erdogan përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Ne do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë dhe të çlirojmë komunitetet lokale nga terroristët”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Të hënën forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë, pasi Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të distancohet nga operacioni i planifikuar turk kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

Sipas disa njoftimeve, forcat amerikane janë tërhequr tashmë nga dy postblloqet e vëzhgimit në Tel Abjad dhe Ras al-Ain./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…