Hapësira ajrore turke është e mbyllur për aeroplanët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa ushtarake nga Rusia në Siri, tha sot Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.

“Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarakë rusë, por edhe fluturimet civile që transportojnë ushtarë në Siri”, tha Cavusoglu në një aeroplan në rrugë për në Uruguai, raporton bbc.

“Leja rinovohej çdo tre muaj, por tani ndalimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj”, tha Cavusgolu, duke shtuar se për këtë kishte informuar homologun rus Sergey Lavrov.

Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011.

Të dy vendet arritën të kapërcejnë krizën që lindi pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në vitin 2015 në kufirin me Sirinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

India, vatra më e nxehtë globale e Covid-19

Vaksina ruse, efekte të lehta anësore tek 14% e të testuarve India…

Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme…

Kina fut në izolim 27 qytetet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Kina ka futur masa bllokimi në dy qytetet e saj më të…

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar sot në…

Mehaj: Kosova duhet t’i ketë 20 mijë rezervistë vullnetarë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë raportimit të tij para Komisionit për…