Zyrtarët ushtarakë në Turqi, kanë bërë të ditur se ky shtet ka filluar prodhimin masiv të municionit të gjeneratës së re të fluturakes pa pilot.

Siç raportojnë mediat turke, Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim të industrisë së mbrojtjes, ka prodhuar municionin laserik Bozok, që deri më tani i është nënshtruar një sërë testimesh para se të fillojë prodhimi masiv.

Siç edhe është pritur, testimet janë kryer në fluturaken pa pilot Bayraktar TB2, që përfaqëson një prej fluturakeve më të kërkuara pa pilot dhe që janë përdorur në luftime në vende të ndryshme të botës.

“Ka filluar prodhimi masiv i municionit Bozok të fluturakes pa pilot. Kemi zhvilluar kokën e Bozokut që ka një rreze më të gjatë veprimi”, tha drejtori i Institutit, Gurcan Okumus.

Për dallim nga “municionet e mençura” MAM-L që deri më tani është përdorur në fluturaket turke pa pilot, Bozok është më i vogël dhe ka një strukturë më kompakte.

Rrezja e saj është zgjeruar nga 9 sa ishte më parë në 15 kilometra – me mundësi të zgjerimit të mëtejmë.

“Kemi kryer teste ku me Bozok kemi përshkuar mbi 15 kilometra. Qëllimi ynë është të kemi një rreze më të gjatë veprimi”, shtoi Okumus.

Sipas pretendimeve të Institutit, municioni Bozok ofron mbrojtje efikase në luftimet asimetrike – duke i dhënë një mundësi fluturakes pa pilot që të kryej sulme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shërbimi sekret malazez: Abazoviqi kërcënohet nga një klan mafioz rajonal

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, është vënë nën ruajtje…

Negociatat për hyrjen e Ukrainës në BE duhet të fillojnë këtë vit, kërkon kryeministrja e Estonisë

Negociatat për hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) duhet të fillojnë…

Pësojnë defekt teknik pajisjet që ndihmojnë fluturaken të aterojë, aeroplani me 126 pasagjerë përplaset në aeroportin e Miamit

Një aeroplan brenda të cilit kishte mbi 100 pasagjerë, është përplasur derisa…

Ukraina rimerr “fshatin strategjik” nga Rusia, ngre flamurin mbi një spital

Ukraina ka rikthyer fshatin Vysokopillia në Kherson të dielën dhe ngriti flamurin…

Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

Amir Gërguri- Komandant i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ka thënë…