Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë

Me qëllim luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), Turqia dërgon produkte të ndihmës mjekësore Italisë dhe Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë.

Në avionin ushtarak të ngarkesave të pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkuan mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe lëngje antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend dhe me mundësi kombëtare në fabrikat, rrobaqepësitë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Institucionit të Industrisë Kimike dhe të Prodhimit të Makinerive.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell” si dhe shprehja “Nga Turqia me dashuri për popullin spanjoll”.

Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht do të shkojë në Spanjë dhe më pas nga aty në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…