Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës – duke i bërë jehonë dënimit nga aleatët e Turqisë në NATO të premten.

Një deklaratë e ministrisë thotë se Turqia “nuk e njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast”, shkruan BBC.

“Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne hedhim poshtë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës.

“Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet”.

Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BFI-ja e pushtetit dhe Stojanço Angellovit reagojnë kundër brohoritjeve “UÇK ,UÇK”

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës…

“Rastet e montuara”, raportet ndërkombëtare bazë për propozimin

Ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore…

Zbulohet “porta e fshehtë” 360 vjeçare e Parlamentit britanik, për të cilën njerëzit mendonin se ishte një dollap i energjisë elektrike

Një rrugëkalim i harruar në Parlamentin britanik, i ndërtuar për kurorëzimin e…

Rrëfimi i 25-vjeçares franceze që bleu një leje të rreme shëndetësore në mediat sociale – menjëherë pas kësaj, ajo u sëmur rëndë nga Covid-19

Kur Franca këtë verë prezantoi “lejen shëndetësore për Covid-19”, 25-vjeçarja kundër vaksinave…

Remenski: Nuk kam kërkuar takim me Boki 13

Para disa minutave ka përfunduar marrja në pyetje e deputetes së LSDM-së…