Pagesat, përgatitjet dhe procedurat e tjera për haxhinjtë e mundshëm turq në Arabinë Saudite janë ndalur për një kohë të pacaktuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit, njoftuan sot autoritetet turke.

Trajnimi për haxhinjtë dhe procedurat për bagazhet, librat dhe materialet e tjera si dhe seleksionimi dhe stërvitja e punonjësve janë ndalur të gjitha deri në njoftimin e ardhshëm, tha Drejtoria e Çështjeve Fetare në Turqi.

Pagesat për personat që tashmë kanë paguar këstin e parë për haxhin janë shtyrë, thuhet në deklaratë.

Dështimi i autoriteteve saudite për të informuar zyrtarët ndërkombëtarë në lidhje me rrezikun e koronavirusit çoi që haxhinjtë të ktheheshin në vendet e tyre të lindjes duke kontraktuar virusin, bënë të ditur zyrtarët turq.

Në fillim të këtij muaji zyrtarët sauditë pezulluan Umren deri në njoftimin e mëtejshëm.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe territore, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…