Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka bërë të ditur se studimet e shtatë kandidatëve të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Turqisë po përparojnë, tre prej të cilave janë në fazën e provave njerëzore.

Gjatë vizitës së tij në Qendrën e Hulumtimeve Klinike, Zv/presidenti Oktay tha se po bëhet puna e nevojshme për të filluar prodhimin masiv.

Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Turqi ka arritur shifrat më të larta deri më tani, respektivisht së fundmi u regjistruan mbi 55 mijë raste të reja.

Që kur fushata masive e vaksinimit filloi më 14 janar, deri më tani Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 18,3 milionë doza të vaksinës.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, në mbarë botën janë raportuar mbi 134 milionë raste, prej të cilëve mbi 2,9 milionë kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 76 milionë janë shëruar./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaev jep dorëheqje

Kryeministri Zoran Zaev ua uroj fitoren kundërshtarëve në këto zgjedhje, ndërsa tha…

Tmerr në Berlin, vetura shtyp këmbësorët – një i vdekur dhe 30 të lënduar

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 tjerë janë lënduar,…

1 viktimë dhe dëme të shumta materiale nga tërmeti në Meksikë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Meksikën. Lëkundjet u ndjenë…

Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është…

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…