Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

Sipas raportimeve në media, i shumëkërkuari Özer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Özer, shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që është kapur në qytetin e Elbasanit.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë dhe dyshohet se ka qëndruar për një periudhë edhe në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Rusia rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor

Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Shefi i diplomacisë…

Mediet ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Qytetarët po votojnë sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë…

7 dhe 8 shtator raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më…

Kronologjia e rasteve të helmimeve më të njohura të kundërshtarëve të Putinit

Gjatë 20 vjetëve të pushtetit të presidentit rus, Vladimir Putin, ka pasur…