Serbët po vazhdojnë t’i japin përkrahje shtetit rus në agresionin e saj në Ukrainë.

Qindra serbë janë tubuar sot në parkingun pranë Qendrës Sava dhe kanë valëvitur flamujt e Rusisë, Serbisë, të republikave të vetëshpallura të Luganskut dhe Donjeckut si dhe Rusisë cariste.

Shumë prej tyre, siç raporton nova.rs, kanë të vizatuar shkronjën “Z” në veturat e tyre, ashtu si edhe forcat ruse në Ukrainë.

Prania e policisë nuk është e dukshme dhe siç mësohet jozyrtarisht, plani është që kolona e automjeteve nga Beogradi i Ri të shkojë në Zemun, pastaj në presidencë në Kralja Milana, të bëjë një rreth në Slavija dhe më pas të kthehet te Beogradi i ri.

Deri më tani, nuk ka aktivistë apo qytetarë që protestojnë kundër sulmit rus në Ukrainë. Veturat kanë targa të ndryshme dhe qytetarë kanë ardhur nga e gjithë Serbia.

Në vend dëgjohej edhe muzika ruse dhe ky tubim u mbështet nga grupi i djathtë Patrol Popullore.

Kujtojmë se ditët e kaluara u njoftua se në të njëjtin parking do të mblidheshin njëkohësisht qytetarët që dënojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Franca regjistroi 70 raste të reja me coronavirus në shkolla, një javë pas rihapjes së tyre

Franca ka regjistruar 70 raste të reja me COVID-19 në shkolla, të…

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund…

Çka urojnë këta të “bashkësisë” së Shaqir Fetait

Në BFI paska ardhur një letër nga një shoqatë ukrainase në RMV,…

Shkup/Aksion i madh policor në Hasanbeg, dhjetëra të arrestuar

Aksion i madh policor është duke u realizuar që nga mëngjesi në…

Tre vjet burg gjeneralit serb se spiunoi në SHBA

Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi të premten Momcilo Perisiç, me tre…