Sulmi i Rusisë mbi Donbasin ka nisur dhe beteja për rajonin do të përfundojë brenda dy deri në katër javë, thotë eksperti ushtarak Dr Mike Martin. Studiuesi i luftës në King’s College në Londër thotë: “Në thelb rusëve do t’u mbarojnë trupat dhe ukrainasit do të kundërsulmojnë. Besoj se rusët shpërdoruan shansin e vetëm që kishin për të marrë rajoninAta tërhoqën të gjitha njësitë e rraskapitura nga Kievi dhe më pas u përpoqën t’i rimëkëmbnin për luftime në lindje“, shpjegon ai.

Por sipas tij trupat ishin të ezauruara nga beteja për kryeqytetin ukrainas dhe Rusia nuk arriti t’i rimëkëmbte dhe të ndërmerrte një manovër të guximshme.

Sipas Martin ka pasur një “ndryshim të madh strategjik” në luftë, me Britaninë e Madhe që deklaron se qëllimi i saj është të pastrojë Ukrainën nga forca ruse, përfshirë Krimenë. Ai shton se Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss e ka gabim kur thotë se për këtë do të duhen 10 vjet, duke këmbëngulur se forcat ruse do të bien përpara dhe se do shohim një grusht shteti.

Dhe me njoftimin e SHBA për një tjetër paketë ndihme prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, “ky është një sinjal jashtëzakonisht i qartë për përmbushjen e këtij synimi”, sipas Martin.

Kjo gjithashtu do të thotë se NATO dhe SHBA kanë vendosur që Vladimir Putin po bën blof për përdorimin e armëve bërthamore nëse NATO-ja bën përpara, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zelensky: Niveli i kërcënimit në vend është në maksimum

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë…

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë takon të ndaluarit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, ka…

RMV fillon nesër vaksinimin e gazetarëve

Qeveria, apel qytetarëve që të vaksinohen Me vaksinën Sputnik V gjatë ditës…

Ora policore hiqet prej nesër, kafiterit dhe restorantet hapen prej të enjtes

Qeveria mori vendim të heqë orën policore duke filluar prej nesër, më…

Rastet covid në rritje dhe festimet e vitit të ri/ Franca forcon kufizimet, por nuk vendos shtetrrethim

Franca do të forcojë kufizimet, por nuk do të vendosë shtetrrethim ose…