Tre shkencëtarë të laboratorit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën nëntorin e 2019-tës dhe u desh të shtroheshin në spital, pra, përpara se sëmundja të përhapej në qytetin kinez e më pas, në të gjithë botën tregon një raport i fundit i inteligjencës amerikane, i cituar nga CNN.

Disa të dhëna që detajonte administrate Trump në muajin janar e kishin treguar sëmundjen e hulumtuesve, nuk informacioni i shtrimit të tyre është bërë i ditur vetëm tani. Kina raportoi në OKB se pacienti i parë me simptoma të ngjashme me Covid 19 në vend, u regjistruan në Wuhan në 8 dhjetor 2019.

Fakti që tre shkencëtarët janë sëmurur një muaj përpara kësaj date mund të nxisë debate të reja lidhur me origjinën e Sars Cov 2, për të cilin Trump këmbëngul se ka dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm. Ideja se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga Instituti i Wuhanit ka qarkulluar prej kohësh.

Edhe pse ajo u rrëzua nga ekipi i OKB-së që u dërgua në Kinë te hetonte origjinën e sëmundjes, verifikimet e tij u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe qeveri te tjera të cilat cituan “qasjen e kufizuar ndaj kampioneve dhe të dhënave të plota e origjinale” mbi Covid 19. Organizata u akuzua gjithashtu se kishte qenë shumë e butë me Kinën gjatë studimit, i cili pati për bashkëautorë 17 shkencëtarë kinezë, disa prej të cilëve vinin nga institucione shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 33 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Kosovë.…

24 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e tre strategëve të Ushtrisë…

Shënohen 67 raste me koronavirus, 19 raste të reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë mbrëmjes janë testuar edhe…

Kurti: Në zgjedhjet e ardhshme le të bëhen të gjithë liderët bashkë, le ta marrin edhe presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për të gjithë…

Franca kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, shkak reforma me PSP-në

Burime diplomatike franceze informojnë se një prej arsyeve se pse Parisi është…