Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi federal në Florida që ta detyrojë Twitterin për t’ia rikthyer llogarinë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në muajin korrik, Trump paditi Twitterin, Facebook-un dhe Google, si dhe drejtuesit e tyre kryesorë, duke pretenduar se ata po heshtin në mënyrë të paligjshme pikëpamjet konservatore.

Kërkesa e Trump për një urdhër paraprak kundër Twitter-it u paraqit të premten vonë në Miami, duke pretenduar se kompania e medieve sociale pezulloi llogarinë e tij në janar nën presionin e rivalëve të tij politikë në Kongres.

Twitter nuk pranoi të jep një deklaratë për sa i përket kësaj çështjeje. Përfaqësuesit e Trump-it gjithashtu nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.

Trump humbi të drejtën e llogarive në mediet sociale këtë vit, pasi kompanitë thanë se ai kishte shkelur politikat e tyre, ai besohet t’i ketë përkrahur mbështetësit e tij të cilët kanë hyrë dhunshëm në Kongresin amerikan për të parandaluar certifikimin e zgjedhjeve amerikane 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…