Ç’hall ka Shaqir Fetai? Ç’i duhet këtij ta instalojë “bugarski vozin” në BFI?! Shaqir Fetai thjesht, po e ndjenë fundin e kohës, ndaj ai, para se t’a thërrasë “Rijasetin”, për ta siguruar fillimisht kuorumin e pastaj edhe përkrahjen, ka filluar të bredhë poshtë e lartë si pula nëpër qoshet e oborrit kur i vie veza

Nga Sabit Ibrahimi

Shaqir Fetait i ka ngelur hatri shumë! Na është bërë vrerë! Ai ishte buzë vdekjes, i atakuar nga virusi vdekatar, u shërua, ndërsa asnjëri nuk i shprehu urata për shëndet, për shërim e për shpëtim nga ky virus. Me pas qenë Mulla Sula, të gjithë do të radhiteshin në radhë, grupe-grupe, me bluza me shqiponja e me tekbire, do t’i hynin në kabinet, kush duke u përlotur e kush duke qarë me zë. Shaqir Fetain nuk e vizituan as muftinjtë e as kordinatorët, as profesorët e as pastrueset, as hoxhallarët e as mutevelinjtë. Shkurt, nuk ia futi askush. Sa të pa sjellshëm!
Megjithatë, Shaquas nuk i ngeli hatri! Sepse është në po atë siklet të pulës kur i vie veza në maje të b…
Shaqir Fetai, duke u ndjere i diferencuar si gjithnjë nga kolegët dhe “nëpunësit e tij”, duke e ndjerë faktin që, si gjithnjë, madje as në rolin e u.d. kryetar i BFI, nuk po e bënë hesap askush, ky tash ka nisur politikën e morbidit, t’iu rraset nën lëkurë atyreve të cilët mund t’ia prishin ëndrallat karrieriste. Shaqua vërehet sa te njëri myfti sa te tjetri, sa te njëri kordinator sa te tjetri, edhe atë, i pashoqëruar dhe takimet mundohet t’i mbajë në fshehtësi, pa e ditur askush. Metodë kjo tipike e intrigantëve.
Çka ka Shaqir Fetai që është në kaq siklet të madh? Pse nuk pajtohet me faktin që ai ka qenë i përgëdhelur e i përmbajtur verbërisht vetëm nga Sulejman Rexhepi, ndërsa të tjerët kurrë nuk e kanë llogaritur as për shok e as për mik, as për kolegë e as për “profesionist”, thjesht e kanë llogaritur si i përgëdheluri i “ekselencës së tij”, Sulejman Rexhepi. Kurse dihej se kush mund të përgëdhelej nga Mulla Sula!
Ç’hall ka Shaqa? Ç’i duhet këtij ta instalojë “bugarski vozin” në BFI?! Shaqir Fetai thjesht, po e ndjenë fundin e kohës, ndaj ai, para se ta thërrasë “Rijasetin”, për ta siguruar fillimisht kuorumin e pastaj edhe përkrahjen, ka filluar të bredhë poshtë e lartë, si pula nëpër qoshet e oborrit kur i vie veza.
Shaqua duhet ta thërrasë “Rijasetin”, të formojë komisione, si për zgjedhje ashtu edhe për hartim të rregullores për zgjedhje të kryetarit të BFI-së dhe të shpallë konkurs, fillimin e procesit të zgjedhjes dhe, të tërhiqet me nderë. Nëse ai e ka pasur përkrahjen e “kolegëve” të vet në vendosjen e tyre për Shaqir Fetain si u. d. Kryetar, këtë duhet ta kuptojë ai vetëm si çast ideal për ta shporrur Sulejman Rexhepin dhe jo për ta zgjedhur edhe më të keqin, Shaqir Fetain. BFI-së i duhen reforma të thella dhe jo ndërrim individësh në stilin “Iku Jonuzi erdhi domuzi”! Teologët e vendit nuk jan për riformatim kadrovik, as për zgjidhje që do të jetë zgjatim i politikave shkatërrimtare të Mulla Sulës, ata janë për reforma të thella, që do ta bëjne BFI-në Institucion të dinjitetshëm dhe teologët me personalitet dhe autoritet. Kjo nuk arrihet duke u shëtitur me “bugarski voz” siç po e bën Shaqir Fetai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tri aktet juridike të diskriminimit kulturor (I)

Mendjendrituri, Arbën Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së, duke i përçmuar me neveri qeveritë…

Bamirësia si pasqyrë e shpirtit

Altruizmi është shkalla më e lartë e bamirësisë. Ai që heq dorë…

Fejzi Haziri: Rastin Monstra e porositën Gruevski, Mijalkov dhe Veljanovski, organizatorë Jankullovska, Aleksovski,…

Unë, Fejzi Aziri, më ditë 23.02.2021, jam dënuar me 15 vjet burgim…