Gjykata e Lartë e Beogradit dënoi të premten Momcilo Perisiç, me tre vite burg për kalimin e sekreteve shtetërore SHBA-së në vitin 2002.

Perisiç atëherë mbante postin e shefit të shtabit të Ushtrisë Jugosllave dhe ish-nënkryeministrër i Serbisë.

Dy persona të tjerë të paditur së bashku me Perisiç, nënkoloneli Miodrag Sekuliç dhe civili Vladan Vlajkoviç u dënuan me një vit e gjysmë burg secili.

Gjykata e Lartë e Beogradit tha në një njoftim për shtyp se Perisiç u dënua për veprën penale të spiunazhit, ndërsa Sekuliç dhe Vjalkoviç për zbulimin e një sekreti ushtarak.

Gjyqi filloi në vitin 2016 dhe është mbyllur për publikun pasi prokuroria tha që dokumentet të cilat dyshohet se janë dërguar në SHBA të mbeteshin konfidenciale.

Perisiç u deklarua i pafajshëm.

Ai u arrestua në mars 2002 në një hotel pranë Beogradit ndërsa po takonte diplomatin amerikan John David Neighbor, sipas rrëfimit zyrtar të çështjes.

Perisiç i dha atij dokumente ushtarake rreth pjesëmarrjes së ushtrisë në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë.

Të dy u arrestuan, por Neighbor u la i lirë sepse ai kishte imunitet diplomatik dhe SHBA menjëherë mohoi që të ishin marrë të dhëna sekrete.

Në atë kohë Perisiç ishte kryetar i komitetit parlamentar për sigurinë e Asamblesë Federale Jugosllave dhe anëtar i Komitetit Qeveritar për Kontrollin e Sigurimit të shtetit.

Çështja e spiunazhit u mbikëqyr nga gjykata ushtarake e Beogradit deri në 2005, kur u transferua në një gjykatë të rregullt në kryeqytetin serb.

Por, procedurat u pezulluan më pas kur Perisiç u dërgua në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish Jugosllavinë në Hagë për t’u gjykuar për veprat që pretendohet të ketë kryer gjatë kohës së luftës, ndërsa ishte shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave.

Në vitin 2013, dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës vendosi që Perisiç nuk ishte përgjegjës për krimet e kohës së luftës të kryera nga Ushtria Serbe e Bosnjës në Sarajevë dhe Srebrenica sepse nuk ishin nën komandën e Ushtrisë Jugosllave.

Prokuroria e Tribunalit të Hagës kërkoi në vitin 2014 vendimi në çështjen Perisic të rishikohej, por gjykata e refuzoi atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Remzi Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën Shqiptare

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka deklaruar se Maqedonia e…

Pushtimi nga Rusia/ Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: I gjithë populli do të luftojë për të mbrojtur shtëpitë e tyre

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, deklaroi se të…

Kurti nga Peja flet për dialogun me Serbinë: As nuk e neglizhojmë, as nuk ngutemi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do…

Jamie Shea: Kosova në NATO është e mundshme

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea e…

Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit…