Tre ushtarë hungarezë janë plagosur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga protestuesit serbë të hënën në veri të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, ku thuhet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu thuhet se nga zhvillimet e ditës së hënë në veri kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Greqinë. Siç raporton EMSC, tërmeti…

Familjarët e gruas së vrarë në gjendje të rëndë emocionale, arrijnë në vendngjarje

Familjarët e Hamide Magashit, gruas shtatzënë 35-vjeçare, që dyshohet se u vra…

Irani i kërkon SHBA-së që t’ua lirojë 10 miliardë dollarët e bllokuar në bankat e huaja

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara…

Kina dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan 78-vjeçar nën akuzën për spiunazh

Kina dënoi një shtetas amerikan 78-vjeçar me burgim të përjetshëm të hënën…

Gjenden dokumente të reja sekrete të presidentit Biden

Ndihmësit e Biden gjejnë dokumente të reja sekrete të Presidentit Ndihmësit e…