Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pas infektimit të 36 personave që morën pjesë në varrim e në të pame, telashe për t’i testuar pjesëmarrësit

Një ceremoni mortore e zhvilluar më 6 prill në Pejë, ka ndikuar…

LVV: Kjo qeveri duhet të shkarkohet sa më parë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ka thënë…

Prokuroria e Hagës dorëzon aktakuzën e ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se bazuar në…

Covid 19/ 18 raste të reja dhe 3 viktima

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18…

Britani / 3 deputetë pozitivë me koronavirus

Një tjetër deputet britanik ka rezultuar pozitiv ne testin për COVID-19. Pas…