Ka tre rezultate të mundshme të krizës ukrainase, sipas ish-sekretarit të shtetit të SHBA, Henry Kissinger.

Në një intervistë për revistën britanike Spectator, ai tha se skenari i parë nënkupton që Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Donbasit, rajonin kryesor industrial dhe bujqësor dhe brezin e tokës përgjatë Detit të Zi.

Sipas Kissinger, kjo do të ishte një fitore për Moskën dhe roli i NATO-s nuk do të ishte aq vendimtar sa mendohej më parë.

Ai tha se çështja e dytë do të ishte një përpjekje për të larguar Rusinë nga Krimea dhe vlerësoi se kjo mund të çojë në një përshkallëzim të konfliktit.

Sipas tij, skenari i tretë nënkupton kthimin në pozicionet para fillimit të konfliktit më 24 shkurt.

Çështjet e pazgjidhura do të mund të diskutohen në negociata dhe situata ndoshta do të ngrijë për ca kohë, sipas Kissinger.

Ndryshe, Rusia sot ka bombarduar rajonin e Odesas duke shkaktuar të paktën 18 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë

Koloneli i nëntë rus thuhet se është vrarë në Ukrainë. Sipas raportimeve…

Shpërthim i madh në zonën e Leverkusenit, autoritetet e konsiderojnë si rrezik ekstrem

Një shpërthim i madh në Gjermani dridhi shtëpitë në qytetin e Leverkusenit,…

SHBA: Numri i vrasjeve u rrit për 30 për qind më 2020

Numri i vrasjeve në Shtetet e Bashkuara u rrit për gati 30…

Pushtimi rus i Ukrainës mund të vijë nga mesi i shkurtit, thotë zyrtarja e lartë amerikane

Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se ka ‘çdo indikacion të çon’ te ajo…

Vetëvendosje jep sinjale se Kurti mund t’i kërkojë Vuçiqit hapjen e arkivave me informacione për fatin e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë muaj pritet të takohet me presidentin…