Tre vite pas tragjedisë në “Llaskarcë”, ende nuk ka përgjegjësi për aksidentin.

Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur gjykata penale i kërkoi Byrosë së Mjekësisë Ligjore superekspertizë, për arsyet e përmbysjes së autobusit të Durmo Toursit, nuk dihet deri ku është kjo ekspertizë.

“Alsat iu drejtua edhe sot Byrosë së Ekspertizës Gjyqësore. Pyetëm se deri ku është procedura për superekspertizën në rastin “Llaskarcë”, por nuk morëm përgjigje zyrtare. Drejtori i këtij institucioni, Valdet Xhaferi, nuk iu përgjigj as telefonatave dhe mesazheve SMS”, raporton gazetari i Alsat, Igor Stefanovski.

Për nesër është caktuar seanca e re për rastin “Llaskarcë”. Edhe kjo do të shtyhet. Ekspertiza e kërkuar nga Byroja nuk ka mbërritur në gjykatë.

“Sapo të dorëzohet, do të nxirret para palëve në procedurë e seancës kryesore, dhe kështu do të përfundojë procedura e dëshmimit për rastin dhe do të caktohet seancë për fjalët përfundimtare”, tha Gjykata Themelore Penale Shkup.

Për superekspertizën po punojnë shtatë ekspertë nga sfera e mekanikës dhe trafikut. Kjo është kërkuar nga Gjykata Penale pas paraqitjes së ekspertizave të ndryshme mjeko-ligjore për aksidentin.

Më 13 shkurt 2019, autobusi i “Durmo Tursit” u rrokullis në magjistralen Shkup – Tetovë. Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën dhe 37 u lënduan. Në këtë rast gjykohet pronari i “Durmo Toursit”, Durmish Beluli, shoferi i autobusit, si dhe katër punonjës të tjerë të kompanisë dhe Qendrës Teknike të Gostivarit në pronësi të Belulit./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Bruksel nis takimi trepalësh në kuadër të dialogut teknik Kosovë-Serbi

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Besnik Bislimi ai serb i drejtuar…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Cilat kompani prodhojnë më së shumti armë në botë?

Në vitin 2019, shitja e armëve dhe kërkesa për shërbime ushtarake kanë…

‘Plehrë me famë botërore’, Donald Trump celebron dorëheqjen e kreut të CNN

Ish-presidenti amerikan Donald Trump celebronte dje dorëheqjen e kreut të rrjetit televiziv…

USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Pasojë e zgjedhjeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është krenuar me…