Një mbështetës i teorisë konspirative e njohur si QAnon, Jacob Anthony Chansley, e ka pranuar fajin në Gjykatën Federale për përfshirjen e tij në trazirat e Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chansley ishte njëri nga mijëra mbështetësit e Trump që u përpoqën të parandalonin Kongresin Amerikan të certifikonte zgjedhjet e vitit 2020.

Ai u deklarua se është fajtor për një akuzë penale për pengim në një proces zyrtar. Gati 600 persona janë akuzuar për trazirat në Capitol Hill.

Të paktën 36 persona deri tani duke ta pranojnë se janë fajtor për zhvillimet qe ndodhën në Washington, deri tani vetëm tetë persona e kanë pranuar se kanë pranuar fajësinë, sipas CBS News.

Chansley e mori vëmendjen e të gjithëve pasi pati një veshje interesante, ku në kokë mbante një lëkurë ariu me brirë. Ai e quajti veten me nofkën“QAnon Shaman”.

Mirëpo, çfarë është QAnon?
QAnon është një rrjet ekstremistësh i të djathtëve, i organizuar lirshëm dhe një bashkësi besimtarësh që kanë besime të pabazuara.
Këto pikëpamje përqendrohen në idenë se një rrjet pedofilësh adhurues të Satanait, kryesisht të përbëra nga ato që ata i shohin si demokratë elitistë, politikanë, gazetarë dhe figura të tjera institucionale kanë kontrolluar prej kohësh pjesën më të madhe të të ashtuquajturës qeveri të thellë të shtetit.
Ky grup thotë se janë përpjekur që ta minojnë ish-Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kryesisht me ndihmën e mediave dhe pikave argëtuese.

Cila është teoria e konspiracionit QAnon?
Teoria e konspiracionit QAnon pretendon se ekziston një betejë mes të mirës dhe të keqes në të cilën republikani Trump është aleat me të parën. Pasuesit e QAnon po presin dy ngjarje të mëdha: Stuhia dhe Zgjimi i Madh.
Stuhia është arrestimi masiv i njerëzve në pozita të pushtetit të lartë që do të përballen me një llogari të shumëpritur. Zgjimi i Madh përfshin një ngjarje të vetme në të cilën të gjithë do të arrijnë epifaninë dhe ky realizim do të lejojë që shoqëria të hyjë në epokë utopie.

Kush është “Q”?

Ndjekësit e këtij grupi janë të bindur se “Q” është një person i brendshëm qeveritar i rangut të lartë, me formim ushtarak ose inteligjencë, i përkushtuar për të zbuluar të vërtetën e fshehur të asaj që ata e shohin si një skemë ndërkombëtare burokratike kundër Trumpit dhe mbështetësve të tij.

Çfarë roli luajtën QAnon dhe ithtarët e tij në sulmet e Kapitolit?

QAnon dhe pasuesit e tij ishin kyç në përpjekjen e Trump për të përmbysur zgjedhjet e nëntorit, të cilat ai i humbi me vendosmëri, Sidney Powell, një ish-prokuror federal i cili atëherë përfaqësonte Trumpin, tha se “Q” do të “lëshonte kraken”, një referencë për një kafshë të fuqishme mitike, përmes provave publike për mashtrimin e votuesve, shkruan The Wall Street Journal dhe BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…