Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq nuk do ta kalonte testin mjekësor që do ta “konfirmonte” aftësinë e tij për të qëne president shteti.

Për më tepër, e sapoemëruara këshilltare e Nenad Rashiqit, ministrit për Kthim e Komunitete në qeverinë e Republikës së Kosovës, ka thënë se numrin një të Serbisë mund ta kuptojë si pacient, por jo edhe si kryetar.

Trajkoviq është mjeke me profesion.

“Me atë gjendje psikofizike mendoj se nuk do ta kalonte kontrollin mjekësor dhe nuk do ta merrte vërtetimin se është i aftë ta kryejë funksionin e presidentit të shtetit”, ka thënë ajo, transmeton nova.rs, përcjellë klankosova.tv. “Unë jam mjeke dhe përnjëmend përpiqem ta kuptoj si pacient, por si president nuk mundem”.

Trajkoviq, e cila udhëheq me Lëvizjen Evropiane të Serbëve u akuzua rëndë nga Vuciq, javën e kaluar, për shkak se u bë pjesë e institucioneve kosovare. Ajo, bashkë me ministrin për Kthim, Nenad Rashiq, u quajtën “llumi” i serbëve.

“Kam menduar se pozita e kryetarit e obligon atë të jetë normal. Por, ai shpërtheu. Vuçiq komprometoi tërësisht veten, në aspektin retorik. Ai është ai që është dhe këto fjalët e tij…ai është ai, megjithatë, problemi është se ai është president i shtetit”, ka thënë Trajkoviq. “Me këtë veprim ai i bëri dëm të madh Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia nis dërgesat e drithërave nga territoret e pushtuara të Ukrainës

Rusia konfirmoi se kishte nisur dërgimin e drithërave nga territoret e pushtuara…

Protesta kundër masave në Itali/ Tubime edhe në Bosnje, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Mijëra qytetarë kanë dalë sërish në rrugë për të shprehur pakenaqësinë e…

BE-ja nuk i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit

Zyrtarët e Bashkimit Evropian(BE), shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin…

Osmani e Kurti nderojnë heroin Zahir Pajaziti me shokë, i quajnë luftëtarë të paepur për liri e pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë…