Një 53-vjeçar në Shqipëri është vënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e trafikimit të automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

Dyshohet se i arrestuari me iniciale Xh. B., lindur në Përrenjas, trafikonte mjetet në bashkëpunim një shqiptar të Maqedonisë së Veriut  me iniciale A. R., banues në Strugë, i cili është shpallur në kërkim dhe me disa shqiptarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Xh. B., 53 vjeç, lindur në Përrenjas, Librazhd dhe A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë,”-raporton policia e Shqipërisë.

Gjatë këtij operacioni, i quajtur “Rrajca 2019” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Automjeti ishte vjedhur në Maqedoninë e Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri.

Ndërkohë uniformat blu të Shqipërisë raportojnë se: “Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash, për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pse koronavirusi po merr më pak jetë njerëzish në Gjermani? Doktori i njohur zbulon arsyen

Të premten, numri i personave që rezultojnë të jenë të infektuar me…

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore…

Nuk ka një fitues të qartë pas zgjedhjeve parlamentare në Francë

Pas raundit të parë të zgjedhjeve për parlamentin në Francë, fronti i…

Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev

Ukrainasit thonë se nuk janë penduar pasi kanë përmbytur qëllimisht fshatin Demydiv…

Pronarët në Britaninë e Madhe nuk do t’u lejohet të marrin bakshishet

Bakshishet e klientëve do të shkojnë për stafin e bareve dhe restoranteve…