Moti i keq që gjatë ditës së djeshme e kaploi gjithë rajonin, në Ohër ka shkaktuar dukuri të rrallë natyrore – vorbull të erës e cila për një çast e ka përmbysur një varkë të ankoruar në ujë. Videoja amatore “e ka kapur tornado” që ka kaluar në afërsi të bregut të liqenit në lagjen Lagadin. Për momentin nuk ka të dhëna nëse dukuria e këtillë është vënë re edhe herë tjetër në Ohër. Era e fortë e përcjellur me shi të rrëmbyeshëm këtë fundjavë ka kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të vendeve përreth, duke i ulur temperaturat pothuajse për 15 gradë. Përveç drunjve të shkulur, degëve të thyera dhe grumbullimit të ujit nëpër rrugë, dëshmitarët që kanë qenë në bregun e liqenit të Ohrit raportojnë edhe për një dukuri të pazakonshme – “tornado” në sipërfaqen e liqenit, e cila brenda sekondës e përmbysi varkën e ankoruar në ujërat e liqenit.

https://m.facebook.com/news1.rs/videos/520971233113279/

Videoja e cila u bë virale në rrjetet vendase, por edhe rajonale, dëshmon edhe për një dukuri të cilën meteorologët do të duhet të sqarojnë nëse është pasojë e ndryshimeve klimatike ose është si pasojë e diçkaje tjetër. Pas freskimit të shkurtër, ditëve në vijim temperaturat sërish do të rritën deri në 30 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sela në tubimin e VV-së në Prishtinë

Sonte Levizja Vetevendosje ne Prishtine ka mbajtur tubimin permbylles te saj ne…

Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga…

Pëson defekt aeroplani që kishte për t’i çuar besimtarët kosovarë në Haxh

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes rrejteve sociale sot ka njoftuar se…

Në Mitrovicën e Jugut konfiskohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në një operacion…

Vdes në aksident trafiku djali i shefit të agjencisë britanike të inteligjencës

Djali i shefit të agjencisë së inteligjencës në Britani (MI6), ka vdekur…