Ekipet e shpëtimit po kërkojnë njerëzit që ishin bllokuar gjatë natës shkaku i një tornadoje, i cili la të vdekur të paktën shtatë persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në jug të SHBA-së.

Vetëm në Autauga, Alabama, rreth 55 kilometra në verilindje të Selmës, shtatë persona vdiqën pasi një tornado shkatërroi dhjetëra shtëpi, raporton cnn.

Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut, Ernie Baggett thotë se të paktën 12 persona u lënduan aq rëndë sa u detyruan të dërgoheshin në spital me autoambulancë.

Ai shtoi se ekuipazhet po prisnin pemë të enjten mbrëma për të kërkuar më shumë njerëz që kishin nevojë për ndihmë dhe se rreth 40 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke përfshirë disa shtëpi të lëvizshme që u hodhën në erë. Një pamje më gjithëpërfshirëse e dëmeve do të bëhet më e qartë të premten ndërsa ekuipazhet po kërkojnë njerëzit e humbur, thanë autoritetet.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha të enjten vonë se dëmet nga tornado u raportuan në të paktën 14 qarqe në Alabama dhe pesë qarqe në Georgia, dhe dhjetëra mijëra klientë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Selma, një qytet i rëndësishëm për historinë e lëvizjes për të drejtat civile, këshilli i qytetit u mblodh duke përdorur dritat e celularit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Jackson, Georgia, një pasagjer u tha se vdiq kur një pemë ra mbi automjetin e tij, dhe në Griffin, në jug të Atlantës, disa njerëz u bllokuan brenda një kompleksi apartamentesh pasi pemët ranë mbi të. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Çair numër më i madh i rasteve aktive, më së paku në Sopishte

Kryeqyteti edhe sot me numër më të madh tërasteve të reja me…

Ora policore, arrestohen 67 persona

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin…

KQZ: Më shumë se 16 mijë zarfe nga diaspora janë pranuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar deri më tani më shumë se…

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Nga ora 13:00 edhe zyrtarisht ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike…

OBSH: Në Maqedoni paguhen harxhime enorme për…

Thuajse gjysma e amvisërive në RMV kanë paguar privatisht për shërbimet mjekësore.…