Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin gjerman Paderborn në perëndim të këtij vendi, ku si pasojë janë lënduar të paktën 30 persona dhe janë shkulur qindra kulme si dhe drunjtë që përfundonin mbi shtëpi.

Meteorologët kanë paralajmëruar se në pjesën perëndimore dhe qendrore të Gjermanisë, pritet të ketë reshje të mëdha shiu të përcjella me stuhi, ku erërat do të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Stuhia një ditë më herët kishte shkaktuar një lloj kaosi në trafik, duke shkulur drunjtë që përfundonin nëpër rrugë, e bodrumet e shtëpive u mbushën me ujë në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në qytetin Lippstadt. Kulmi i një kishe është shkatërruar plotësisht, ndërkaq agjencia gjermane e lajmeve dpa, ka raportuar se mbi 100 persona kanë mbetur të ngujuar në një pishinë mbi të cilën kanë rënë disa pemë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Strehimi i afganëve në Kosovë, deklarohet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen e tij për situatën…

Arrestohen dy tetovarë, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në mashtrime

Nëpunës policorë të SPB Tetovë dje i kanë privuar nga liria B.M.…

Biden ndërpret fondet për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ndërprerë fondet për ndërtimin e murit kufitar…

Pesë viktima dhe 127 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer…

BE-ja nisë fushatën me “pasaporta të vaksinave”, shumë kritik e shohin si diskriminuese

Pas një viti kufizimesh, evropianët shpresojnë me padurim për udhëtime pa karantinë…