Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli shpërtheu në akuza ndaj liderit të PD, Lulzim Basha. Topalli tha në rrjetet sociale se gjatë këtyre tetë viteve Basha vetëm ka ndihmuar qeverinë, duke shkatërruar opozitën.

“Njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë; që i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitarë; që i fali të gjitha këshillat bashkiakë e bashkë me ta të gjitha bashkitë në mandatin e dytë; ai, që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hyn si pa të keq në zgjedhje pikërisht me Edi Ramën, është rasti politik më i çuditshëm në botë.”

Jozefina Topalli shtoi se shqiptarët kanë mundësi që në 25 prill të zgjedhin një parti që nuk është e korruptuar dhe që sjell shpresë.

“Por problemi e çuditë nuk ndalen këtu… Sa më shumë rritet pakënaqësia ndaj Edi Ramës, aq më shumë bie edhe Lulzim Basha. Në këtë kontekst politik dëshpërues, shqiptarët kanë mundësi të votojnë kundër Edi Ramës, kundër Lulzim Bashës, kundër Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Ata kanë mundësi të votojnë për Lëvizjen për Ndryshim që është kundër 3 kryetarëve të korruptuar. Ata kanë mundësi të zëvendësojnë politikën cinike me politikën e shpresës. Vota e tyre do ishte votë proteste, votë inteligjente dhe votë shprese”, u shpreh ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kapen 300 kilogramë drogë skunk në Mal të Zi

Zyrtarët e Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave, së bashku me zyrtarë…

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë – flet policia

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se…

Rama takohet sot në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në Bruksel me Sekretarin amerikan…

Bota reagon ndaj mohimit të krimeve nga ana e Serbisë, këta të fundit hedhin fajin tek dialogu

Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999,…

15 raste të reja me Covid-19, shërohen 45 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste,…