Prokuroria Speciale kërkoi paraburgim të ri për Nikolla Gruevskin për prishjen e objektit Kosmos të Fiat Canoskit. Kjo kërkesë e Prokurorisë Speciale vjen pasi Gjykata e Apelit më parë e shfuqizoi këtë masë. Prokurori Burim Rustemi, në seancën e sotme gjyqësore për rastin TNT, kërkoi shqiptim të ri të masës së paraburgimit, me shpjegimin se Gruevski tashmë një herë ka ikur, prandaj ekziston rreziku për ta bërë këtë përsëri.

Avokati i Gruevskit, i përcaktuar me detyrë zyrtare, Mehmed Seferi, tha se ai mbetet në apelet e mëparshme.

Ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili është një tjetër i akuzuar në këtë rast, arriti në gjyq i shoqëruar nga policia. Urdhrin për shoqërim policor nga shtëpia e tij e lëshoi gjykata. Mbrojtja e Trajkovskit i konsideroi si masa represive paraburgimin e tij me forcë, pasi në dy raste me dokumentacion e kanë informuar gjykatën për gjendjen shëndetësore. Gjykatësi tha se nuk do të lejonte shtyrjen e procedurës, për të cilën gjë Trajkovski u përgjigj se ai ishte gjithmonë i rregullt dhe tani e tutje në kohë do të raportonte mbi trajtimet mjekësore që duhet ti marrë për shkak të problemeve me këmbën. Rasti TNT është akoma në procedurë të dëshmive dhe në seancën e sotme ishte planifikuar të merren në pyetje dëshmitarët nga mbrojtja. Të akuzuarit për këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe katër persona të tjerë. Sipas aktakuzës së PSP-së, në vitin 2011, të pandehurit kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin Kosmos, të Fiat Canoskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…