Skandal i madh u zbulua kësaj jave nga rrjeti investigativ IRL në lidhje me mafian urbane në Çair. Objekti shumëkatësh i njohur si “Titanik” ishte ndërtuar rreth vitit 2014 në zemër të Çarit në lagjen e Serovës. Objekti është ndërtuar gjatë kohës që kryetar komune ka qënë Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe udhëheqës i të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së e që me ngulm kërkojnë dorëheqjen e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, shkruan in7. As Mexhiti e as kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu nuk kanë bërë asgjë për parandalimin e këtij objekti gjigand pa leje, ndërsa sipas raportimeve, lihen dyshime edhe për bashkëpunim të tyre me investitorët e objektit, shkruan in7.

Por publikimi i materialit nga IRL siç duket ka trazuar strukturat dhe anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, ku Izet Mexhiti është kryetar, ndërsa nga kjo degë vijnë edhe Bujar Osmani e Artan Grubi. Dyshime dhe debate janë ngjallur ndër aktivistë e siç mëson in7 nga burim i lartë i BDI-së, i afërt me krahun e Izet Mexhitit, ka pasur edhe akuza të ndërmjetme se denoncimin për “Titaniku”-n mund ta ketë bërë Artan Grubi apo dikush i afërt me të. Kjo me qëllim që ta disiplinojë Mexhitin dhe siç thotë burimi ynë “për t’ia treguar vendin Izetit”.

“Ai objekt është aty prej vitesh. Asnjë lajm, asnjë denoncim. Pse tash u bë publike? Dallohet që është hakmarrje politike, për të treguar se kush është më i forti”, thotë në kushte anonimiteti burimi i lartë pranë BDI-së në Çair.

Ganiu, kryetari aktual i Komunës së Çairit sipas gjitha gjasave do të jetë kandidat edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtë të këtij viti. Kandidatura e tij ka qënë konsensuale dhe e vendosur direkt nga Ali Ahmeti. Ganiu është i afêrt edhe me Izet Mexhitin dhe afërsia me të e bëri “të ndihet keq” teksa fliste për “Titanikun e Serovës”, pasi në të njëjtën kohë iu desh ta shfajësojë edhe veten, por ta mbrojë edhe ish kryetarin Izet Mexhiti./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…