Franca ende nuk ka vendosur si të do prononcohet për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe për atë është shumë me rëndësi sundimi i së drejtës, ndërsa vendimtare do të jetë qasja e përgjithshme për zgjerimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot ambasadori francez Kristijan Timonie, transmeton KOHA.

Ai potencoi se rasti “Reket” duhet të shqyrtohet realisht dhe t’i jepet fund mosndëshkimit të elitës politike të të dyja palëve.

“Kuptohet se për datë për negociata do të merren parasysh meritat e secilit vend individualisht, megjithatë ekziston vizion global për të ardhmen e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo paraqet dimension rajonal, i cili është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimit. Meritat dhe progresi individual i secilit vend do të vlerësohen veç e veç, por qasja e përgjithshme për zgjerimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor do të jetë më i rëndësishëm”, theksoi ambasadori Timonie, lidhur me atë nëse Republika e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet në pako me Republikën e Shqipërisë kur merret vendim për ndarjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Covid-19, 168 raste të reja

168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci…

Bekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari sonte do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të…

Harta/ BE i mbylli hapësirën ajrore, rruga e gjatë që duhet të bëjnë tani avionët rusë

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga…

Orët policore në fundjavë, 16:00 të pasdites deri në 05:00 të mëngjesit

Qeveria ka dalë me një komunikatë të re ku ka bërë me…

Osmani udhëtoi drejt Japonisë për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas…