Këshilltari shtetëror për politika evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane, Dragan Tilev, informoi se në shtator duhet të fillojë procesi bilateral i skriningut me BE-në për harmonizimin e legjislacionit evropian me atë maqedonas. Ai tha se nga pikëpamja formale dhe juridike nuk ka dyshim se për ne negociatat tashmë kanë filluar me hapjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë kohëzgjatjes së negociatave, të cilat duhet të rezultojnë me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së anëtarësimit dhe anëtarësimi i plotë i vendit në BE, transmeton Portalb.mk.

Tilev thotë se konstelacioni gjeopolitik i situatave kërkon qëtë mendojmë racionalisht dhe të marrim vendime shpejt, por edhe drejt, në interes të prioriteteve shtetërore dhe kombëtare dhe se nuk ka alternativë më të mirë për ne sesa anëtarësimi në BE dhe se alternativë më të mirë për ne se sa antarësimi i BE nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen e parashikueshme.

Sipas tij, çdo dobësi që do të shfaqnim në orientimin tonë euroatlantik do të na dëmtonte dhe mund të kishte pasoja negative afatgjata.

“Nga konkluzionet e Këshillit dhe nga deklaratat e liderëve politikë të BE-së, është mjaft e qartë se negociatat nuk do të mund të vazhdojnë, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese. Është një barrë e madhe për shoqërinë tonë dhe një sfidë e madhe politike”, vlerëson këshilltari shtetëror Tilev.

Ai sqaron se procesi i skriningut ose rishikimi i legjislacionit është pjesë integrale e procesit të negociatave të anëtarësimit dhe se zhvillohet në dy faza – një pjesë shpjeguese dhe dypalëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mickoski flet për rastin “Monstra”, akuzon Zaevin për mashtrim

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me…

Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës

A.I. nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak…

Kush po tenton ta retushojë librin shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë”

Më vitin 1992, historianë e shkencëtarë nga mbarë bota shqiptare u mblodhën…

Në Durrës nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s, “Defender Europe 21”

Në portin e Durrësit ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje…

Rekord pas rekordi: India regjistron mbi 126 mijë raste të reja me coronavirus

India sot raportoi 126.789 raste të reja të coronavirusit, rritja më e…