Ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u është vazhduar paraburgimi në Hagë nga Gjykata Speciale.

Specialja këtë vendim e ka marrë më 26 maj teksa gjatë ditës së djeshme është publikuar në faqën zyrtare të tyre.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor, teksa Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

“Gjykata refuzon kërkesën për mbajtjen e një seance dëgjimore. Urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët janë ndalur në të gjitha frontet, kanë pësuar humbje shumë të mëdha

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i…

Maqedoni e Veriut: 24 të vdekur dhe 323 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24…

15 raste të reja me Covid-19, shërohen 45 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 199 teste,…

Serbia nuk do ta ekstradojë kriminelin e luftës në Bosnje, Vuçiq: Ai është mjek i respektuar

Serbia nuk do të ekstradojë në Bosnje të paditurin për krime lufte…