163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit. Në Shkup janë regjistruar 87 raste të reja, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadarci-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Shën Nikollë-9, Kërçova-3, Resnje-5.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 230 persona të shëruar nga Covid-19, të cikët vijnë nga nga: Shkupi-126 persona, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadarci-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikolla- 2, Resnja-2, Negotina-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga DIbra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…