Ndërkohë që numri i të infektuarve me COVID 19 në botë po rritet, shkencëtarët nuk saktësojnë se kur do të arrijnë deri tek vaksina apo ilaçi për këtë sëmundje globale. Ish kreu i Shoqatës Mjekësore Kineze, Zhong Nashan së fundmi parashikoi se pandemia mund të vazhdojë të paktën deri në qershor, duke pritur që COVID 19 të zbehet me rritjen e temperaturave. Studimet tregojnë se shumica e të infektuarve me Koronavirus nuk përjetojnë asgjë më shumë se simptomat e zakonshme të ftohjes apo gripit, por shkalla e vdekshmërisë duket më serioze. The Guardian citon ekspertin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Bruce Aylëard i cili e udhëheq misionin ndërkombëtar në Kinë për studimin e pandemisë, sipas të cilit COVID 19 mund të shkaktojë 10 herë më shumë vdekje sesa gripi sezonal, respektivisht rreth 300 000 deri në 600 000 vdekje në vit. Fëmijët dhe të rinjtë të cilët nuk kanë probleme shëndetësore, nuk mund të sëmuren rëndë nga Koronavirusi, por të zbatuarit e rregullave të karantinës kanë rol të madh edhe në mbrojtjen e personave më të ndjeshëm. Ekspertët akoma nuk kanë arritur në një përfundim për transmetimin asimptomatik, respektivisht nëse shpërndarja më e madhe e COVID 19 bëhet përpara shfaqjes së simptomave tek personat e infektuar, ose shfaqjes së simptomave të lehta.  Ndonëse ende nuk mund të parashikohet epilogu i pandemisë më të re COVID 19 me të cilën po përballet e gjithë bota, njerëzimi në vazhdimësi është përballur me sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse. COVID 19 dallon shumë nga pandemitë më të këqija që ka evidentuar historia, si: HIV/AIDS, Pandemia e gripit dhe Vdekja e Zezë. HIV/AIDS e ka dëshmuar veten si një pandemi globale duke vrarë mbi 36 milion njerëz që nga viti 1981. Në periudhën 1918-1920 një grip vdekjeprurës që u shpërnda në gjithë globin, infektoi mbi 1/3 e popullsisë botërore e iu mori jetën rreth 50 milion njerëzve. Epidemia e gripit e vitit 1918 e njohur si “Gripi spanjoll” iu merrte jetën pacientëve që paraprakisht kishin qenë plotësisht të shëndetshëm.  Që nga viti 1346 deri në vitin 1353 sëmundja e njohur si “Vdekja e Zezë” ishte përhapur në Evropë, Afrikë dhe Azi, duke shkaktuar vdekjen e rreth 200 milion njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…