Prodhuesi i njohur i veturave elektrike, Tesla, i ka zbritur çmimet për disa modele dhe për disa të tjera e ka ndërprerë prodhimin për ta përshtatur linjën e prodhimeve dhe për ta nxitur rritjen e shitjeve. Ky vendim erdhi disa ditë pas njoftimit se kompania ka shitur numër rekord të veturave.

Për t’i thjeshtuar ofertat, ky prodhues i kufizoi variantet e modelit X dhe modelit S si dhe variantin  më të shtrenjtë, “Performance”. Kompania gjithashtu vendosi ta zbresë çmimin për modelin bazë, që tashmë titullohet “Long Range”.

Tesla po ashtu e zvogëloi çmimin edhe për modelin më të shitur, Model 3, i cili tashmë kushton 38 mijë e 990 dollarë.

“Për ta bërë edhe më të thjeshtë shitjen e veturave tona, jemi duke e standardizuar linjën botërore të prodhimit dhe duke i thjeshtuar pakot e modeleve S, X dhe 3”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie.

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët e këtij prodhuesi njoftuan se shitja e tri modeleve në çerekun e dytë të këtij viti është rritur për 51 për qind në krahasim me çerekun e parë. Brenda tremujorit të dytë, kjo kompani i shiti 95 mijë e 200 vetura, shkruan “Reuters”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…