Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili tashmë bën rolin e opozitarit në Serbi, ka dhënë sot një teori, sipas të cilës Vuçiqit do t’i zgjatet jeta në pushtet nëse do të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij në rast se ndodh që Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen finale me Kosovën atëherë do të jetë shumë e vështirë që të ndërrohet pushteti në Serbi.

Jeremiq ka thënë se lidhur me këtë qëndrim ka mospajtime dhe brenda partisë së tij, mirëpo shprehet se nuk duhet lejuar që presidenti serb të finalizojë problemin me Kosovën.

“Unë e them që edhe për arsye praktike, ne nuk mund të lejojmë Vuçiqin që të finalizojë marrëveshjen me Kosovën, ashtu siç ai pretendon, përmes korrigjimit të kufijve”, ka thënë Jeremiq , shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtarë do ta mbështesë edhe për disa vite tjera pushtetin aktual në Serbi, në rast se Vuçiq do të jetë protagonist i një fianleje me Kosovën.

Nëse lejohet, do të jetë shumë e vështirë për të pasur ndryshime, derisa mbështetja ndërkombëtare për pushtetin aktual do të vazhdojë edhe për disa vite, siç ishte mbështetur Sllobodan Millosheviq pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit”, ka shtuar tutje Jeremiq./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…