Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një turmë e madhe njerëzish ka tentuar të kalojë në enklavën spanjolle Melilla, kanë thënë zyrtarët nga Maroku.

Në disa raportime është thënë se disa prej atyre që kanë vdekur, kanë rënë nga rrethoja kufitare.

Disa zyrtarë për zbatim të ligjit dhe migrantë janë shtruar në spitale për trajtim, pas përleshjeve të së premtes.

Kjo ka qenë hera e parë që një numër i tillë migrantësh kanë tentuar të kalojnë zonën kufitare, prej kur Spanja dhe Maroku kanë rikthyer lidhjet diplomatike në muajin mars.

Këto dy shtete kanë rikthyer komunikimin pasi Spanja ka mbështetur planin e Marokut për autonomi në rajonin e kontestuar të Saharës Perëndimore.

Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë kthyer në vitet e fundit në pika kyçe për migrantët e zonave sahariane, në tentim e sipër për të depërtuar në Evropë./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Kosova ka vendosur sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport…

Presidentja Osmani kritika Zvicrës për mosvaksinimin e kosovarëve para se të udhëtonin për në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër për një vizitë…

Harta/ BE i mbylli hapësirën ajrore, rruga e gjatë që duhet të bëjnë tani avionët rusë

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga…

“Forbs”: Virusi korona ka zvogëluar numrin e miliarderëve

Në gjysmën e parë të muajit mars, 226 persona e kanë humbur…

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se më 03 gusht 2021…