Gjykata Kushtetuese në Moldavi vendosi të shpallë jokushtetuese partinë proruse Sor, e cila prej disa kohësh ka organizuar protesta kundër qeverisë në vend, në një përpjekje që sipas autoriteteve kishte si qëllim të destabilizonte vendin.

Partia Sor, e kryesuar nga biznesmeni Ilan Shor, është vënë në shënjestër nga Perëndimi dhe Kishinau dhe madje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj tij.

Sipas vendimit të gjykatës, partia konsiderohet e shpërbërë në mënyrë të menjëhershme, për këtë arsye Ministria e Drejtësisë do të krijojë dhe një komision që do të merret me të gjitha procedurat ligjore.
Shor mohon se protestat janë pjesë e përpjekjeve për të destabilizuar Moldavinë ose pjesë e një kërcënimi rus dhe ka akuzuar Sandu se e ka çuar Moldavinë drejt falimentimit.

Manjatit të biznesit iu rrit dënimi në mungesë muajin e kaluar në 15 vjet burg në lidhje me vjedhjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave në 2014-2015, ekuivalente me një të tetën e prodhimit vjetor kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sulm fizik në spitalin “8 shtatori”, personeli në protestë

Personeli i repartit intensiv në spitalit “8 Shtator” aktualisht po protestojnë para…

Kontrolle në kazinot e Gjevgjelisë, konstatohen shumë parregullësi

Më datën 17.04.2022, nëpunës policor të Departamentit të Policisë Kriminalistike në bashkëpunim…

Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur që u arrit dje, hapi i parë i Ohrit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja për tekstin…

“Vrasja e dyfishtë”, personat e maskuar në “Shisha Bar” kanë folur maqedonisht

Lënda për vrasjen e dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është…

Siguria e ushqimit, temë kryesore në samitin e G20

Siguria ushqimore është tema kryesore në takimin e G20. Kjo pasi Rusia…