Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e një të pastrehu në lagjen kineze në Los Angeles, ku gjatë tentim arrestimit të befasishëm sulmon policen amerikane.

Sulmit i ka paraprirë shkatërrimi i pronës publike dhe thirrjeve e sharjeve raciste, transmeton Telegrafi.

E ky sulm ka rrëqethur opinionin, në veçanti për shkak të sulmit mbi një zyrtare policore, që u shpëtua nga kalimtarët e rastit që mezi arritën ta ndalin të pastrehun e nervozuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë të premtes së kaluar, kur kamerat e sigurisë kanë momentin kur të pastrehut i afrohet një police që e urdhëron t’i vë duart mbi kokë.

Në shikim të parë dukej si një aksion i zakonshëm i arrestimi dhe se i dyshuari do të bashkëpunojë me policen. Në video shihet policja para se t’ia vë prangat i vendosë dorezat, e në atë moment i pastrehu fillon ta godet policen me grushta derisa ajo rrëzohet në tokë dhe mbi të hip dhe vazhdon goditjet.

Për fat të mirë atyre në ndihmë u dolën kolegët e polices së sulmuar. Deri më tani nuk dihet identiteti i sulmuesit, kurse dëshmitarët pretendojnë se bëhet fjalë për një burrë që vandalizonte gjithçka para vetes në lagjen e banuar me kinezë që kanë emigruar në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…