Franca dhe Italia janë përfshirë në një përplasje diplomatike, shkak i së cilës u bënë 230 emigrantë. Një muaj më parë anija Oqean Viking e marrë me qira nga një shoqatë bamirësie shpëtoi në brigjet e Libisë 230 klandestinë. Pas lundrimit në Mesdhe ajo nuk u lejua të ankorohej në portet e Italisë, duke i lënë emigrantët për pothuajse 1 muaj në det të hapur, derisa Franca i pranoi ata në portin e saj ushtarak të Toulon.

Parisi zyrtar akuzoi Italinë se nuk po u përmbahet marrëveshjeve të BE për pranimin e emigrantëve dhe më pas shpërndarjen e tyre në vende të tjera të unionit. Franca fajësoi hapur Italinë për qëndrimin e saj çnjerëzor, duke njoftuar se do të pezullojë programin e pritjes për 3000 emigrantë që ndodhen në tokën italiane.

Sekretarja franceze e Shtetit Laurence Bonne tha se besimi me Italinë është thyer. Ajo theksoi se Roma ka marrë disa angazhime, të cilat shkojnë përtej jetës së një qeverie. Franca nuk është ndalur me kaq por ka vendosur në kufi me Italinë kontrollet e përforcuara për të ndalur çdo mundësi kalimi nga ndonjë emigrant.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Roma zyrtare. Kryeministrja Xhorxhia Meloni tha se i bëri shumë përshtypje reagimi agresiv i Francës.

Meloni shtoi se ajo nuk e ka marrë mandatin nga italianët për të pritur çdo anije me emigrantë, por për të frenuar emigracionin. Ndërsa Brukseli zyrtar ka thirrur një takim të nivelit të lartë për të ulur tensionet mes dy anëtarëve të unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sunak flet si kryeministër, thotë se do t’i ‘rregullojë’ gabimet e Truss

Rishi Sunak e ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryeministër,…

Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën sanksione të tjera ndaj udhëheqësit bjellorus,…

Sherr mes kolegëve në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup

Në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka…

Kurti në Londër pritet të ketë për herë të parë përballë Brnabiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Londër ku do…

Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Rusia synon të…